Të huajt, Komisionerit Publik: Jo Gerdi Hoxha si gjyqtar!

Nuk ndalojnë prerjet e kokave në sistemin e drejtësisë. Së fundmi Operacioni Ndërkombëtar të Monitorimit i rekomandon Komisonerit Publik të ankimojë vendimin për gjyqtarin Gerd Hoxha, i cili kaloi shkallën e parë të vettingut.

Në datën 3 qershor 2021, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gerd Hoxha, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë.

Vendimi nr. 393, datë 3.6.2021, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë më datë 1.7.2021. Më datë 8.7.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Nuk dihet nëse Komisionerët Publikë do ti dëgjojnë në këtë rast ndërkombëtarët.

Nga ana e gjyqtarit Hoxha nuk ka patur asnjë prononcim për mediat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?