Opinioni i Venecias për Vettingun, Majko: Hodhi të zezën mbi të bardhë. PD mund të ankohet dhe për shiun sot

“Opinioni i Venecias është i padiskutueshëm dhe nuk kërkon vendimmarrje të askujt. Opinioni i Komisionit të Venecias kanë qenë të natyrës që t’i kërkoje shtetit shqiptar të vendoste. Sot Venecia hedh të zezën mbi të bardhë dhe i thotë Gjykatës Kushtetuese është absolutisht kushtetues. Ai duhet të hyjë sa më shpejt në veprim për situatën në të cilën ndodhet drejtësia në Shqipëri dhe për nivelin e korrupsionit që ndodhet në të.”, tha Majko.

Teksa iu përgjigj pyetjes në lidhje me pretendimin e PD-së se opinioni ishte përkthyer gabim, ai pohoi me ironi se nuk opozita mund të ketë vërejtje dhe për shiun që bie sot.

“Ata mund të kenë vërejtje dhe për shiun që po bie sot, por po flas për institucionin më serioz në Europë. Sikur nesër Kushtetuesja ta riaprovoj këtë që ka dhënë me shkrim Venecia do ishte mirë. Të premten ne mund të mblidhemi dhe do ecim me hapat e tjerë të reformës së drejtësisë. Po këto procedura për të vonuar këtë reformë, duhet të marrin fund. Ata që më dëgjojnë janë të qartë për çka po flas.”, përfundoi Majko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur do të jeni gati për implementim?

Swiss Digital Mobile Reklama

Majko: Sa më shpejt. Sikur nesër Gjykata Kushtetuese ta ripohojë këtë që Komisioni i Venecias ka dhënë me shkrim besoj se kaq kemi humbur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?