Opozita rinis protestat, tubim kombëtar në muajin shkurt

Kolegji i Kryetarëve të Partisë Demokratike ka vendosur sot rikthimin e protestave opozitare.
Në vendimin e drejtuesve të PD është përcaktuar muaji shkurt si koha e mbajtjes së një proteste të madhe kombëtare.

Mësohet se kërkesa për protesta ka ardhur nga drejtuesit e degëve të PD. Datat 20 ose 22 shkurt shihen si mundësia e mbajtjes së tubimit kombëtar.

Kujtojmë se ky takim vjen një ditë pas marrëveshjes me maxhorancës për ulje në një tryezë për reformën zgjedhore, kjo e fundit si një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu për çeljen e negociatave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Baza demokrate dhe krejt partitë opozitare insistojnë se me kryeministrin Rama nuk mund të ketë kurrë marrëveshje, pasi ai mashtron dhe fiton nga pazaret në tavolinë. Demokratët e bazës shpjeguan se duhet përballje me qeverinë Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?