OSBE përkrah mesazhet e Metës, u bën jehonë në rrjetet sociale
Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ishte sot i Ftuar Nderi në mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, e cila mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.
Në fjalimin e tij, Presidentit foli për problemet me të cilat përballët sot OSBE dhe rolin e saj në konfliktet dhe mosmarrëveshjet në zona të ndryshme të globit.
Mesazhet e Presidentit Meta janë përcjellë edhe nga faqet zyrtare të OSBE në Twitter.
Në adesën zyrtare të kësaj organizate ndërkombëtare, janë ripostuar të gjithë pikat kryesore të fjalimit të kreut të shtetit shqiptar.
“Bashkëpunim i shkëlqyer me Asamblenë Parlamentare të OSBE.
Shqipëria gjatë Kryesimit të Radhës së OSBE-së në vitin 2020 do të ketë prioritete realiste: qytetarët, multilaterizëm efektiv, dialog dhe rezultate. Gjithashtu Shqipëria përkushtohet për tejkalimin e sfidave të sigurisë, forcimin e platformës së OSBE për dialogun, bashkëpunim dhe siguri, si edhe për ndihmën ndaj vendeve drejt rrugës europiane dhe euroatlantike”,- ishin disa nga mesazhet që kreu i shtetit dha në fjalimin e tij para Asamblesë së OSBE.
Excellent cooperation with @oscepa #Albanian🇦🇱 CiO 2020 with realistic priorities: #citizens, #effective multilateralism, #dialogue, #results. pic.twitter.com/NWhLEhdQRj
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) April 8, 2019
Bashkëpunim i shkëlqyer me @oscepa #Shqipëria🇦🇱 CiO 2020 me prioritete realiste: #qytetarët, #multilaterizëm efektiv, #dialog, #rezultate. pic.twitter.com/j5xYLJ9yUz
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) April 8, 2019
Meeting today in Copenhagen, the OSCE PA Bureau has heard reports from @OSCE SG @gremingerosce Greminger and Albanian President @ilirmetazyrtar. Bureau members are discussing reports and draft resolutions being prepared for the 28th Annual Session. Photos: https://t.co/CqqGKSaKSR pic.twitter.com/HaGj8QVDrE
— OSCE PA (@oscepa) April 8, 2019
Kriza politike, Presidenti flet hapur para OSBE: Pres kthesë 180 gradë
KOHA JONË SONDAZH

