Paloka-Mogherinit: Në cilin Parlament të BE-së ka trafikantë dhe vrasës

Ndonëse shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, zhvilloi takim vetëm me kreun e qeverisë Edi Rama, opozita nuk mungoi të reagojë. Nënkryetari i PD-së Edi Paloka i ka drejtuar disa pyetjeMogherinit, pas deklaratave të bëra sot në konferencë me kryeministrin Edi Rama. Paloka pyet Mogherinin nëse ka një rast në BE që qeveria të ketë asgjësuar Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, nëse ka ministra e funksionarë që kapen në përgjime dhe nuk hetohen apo ku janë futur në parlament dhe qeverisje, trafikanë, përdhunues, hajdutë etj.

Postimi i plotë Palokës

Shqipëria do të shkojë në Europë pasi të largoje Edi Ramën. Në cilin vend të BE funksionon drejtësia pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë? A ka sot një rast në BE që një qeveri me veprimet e saj të ketë asgjësuar Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë? Në cilin vend të BE, ministra dhe funksionarë të lartë politikë kapen në përgjime me drejtues organizatash kriminale duke shit-blerë vota dhe më e pakta nuk hetohen? A ka ndonjë vend në BE që prokuroria bën gjithçka për të prishur provat e shitblerjes së votave ku janë implikuar ministra, deputetë, kryetarë bashkish?

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cilin vend BE ka toleruar e ca më keq, mbështet shit-blerjen e votës deri më sot? Në cilin vend të BE një ministër është në hetim si bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës dhe qeveria nuk ka dhënë dorëheqjen? Në cilin vend të BE një person me vëllain e dënuar për trafik droge dhe aktiv në trafikun e drogës bëhet ministër i brendshëm dhe në vend që të hetohet trafiku i drogës ndiqen penalisht denoncuesit?

Swiss Digital Mobile Reklama

Në cilin vend të BE qeveria kërkon të vjedhë 40 milionë euro në 2 km rrugë me kompani fantazmë e duke dhunuar banorët që u prishën shtëpinë ndërkohë që drejtësia hesht? A ka një vend anëtar të BE ku partia qeverisëse ka futur në parlament dhe qeverisje; trafikantë femrash, trafikantë droge, vrasës, përdhunues, hajdut ordiner e të korruptuar? A ka ndonjë vend të BE që i pranon këto standarde?! Natyrisht që JO. Prandaj Edi Ramës i është mbyllur dera në fytyrë nga vendet anëtare të BE që janë kundër krimit, drogës dhe korrupsionit.

E ardhmja e Shqipërisë është në Europë por me Edi Ramën kjo ditë bëhet gjithnjë e më e largët. Asgjë dhe askush nuk e mbron dot me pushtetin e tij, as me para droge e korrupsioni, as me presione destabiliteti. Kjo kohë ka marrë fund dhe këtë e dëshmoi mëse qartazi dhe Samiti i Berlinit. Shqipëria do të hapë negociatat; kur të garantojë zgjedhje të lira; kur të ndajë politikën nga krimi; kur të luftojë krimin, drogën dhe korrupsionin. E kjo do të bëhet, duke nisur me largimin e Edi Ramës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?