FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paloka: Rama t’u përgjigjet deklaratave të ambasadorit të SHBA-ve

 

"Unë do doja që këtu të vinte kryeministri dhe t’u përgjigjej deklaratave mjaft të rënda të Ambasadorit të SHBA-ve, që janë bërë publike dhe i dinë të gjithë shqiptarët. Deklarata për deputetë, ministra e gjyqtarë të korruptuar. Deklarata që së fundmi përmendin në emër kriminelë që janë lënë të lirë. Me këtë rast, akuzat kanë qenë mëse të drejtpërdrejta, kanë qenë për Ministrin Tahiri dhe për këtë qeveri sepse kushdo e di që Shullazi nuk shkoi fare përpara drejtësisë, po ashtu edhe Frroku".

shtu u shpreh sot në seancë plenare, kreu i grupit parlamentar të PD, deputeti Edi Paloka, sipas të cilit gjithsesi, në deklaratën e ambasadorit Donald Lu kishte një pasaktësi. Sepse sipas tij, është e vërtetë se personat të akuzuar si kriminelë, Emiliano Shullazi e Arben Frroku, nuk i janë çuar drejtësisë, por njëkohësisht, denoncuesit e parë të tyre, ai vetë personalisht dhe sekretari i PD, Arben Ristani janë dënuar. 

Swiss Digital Desktop Reklama

"Nuk është e vërtetë që askush nuk është dënuar për Shullazin dhe për Frokun sepse në fakt është dënuar nënkryetari dhe sekretari i pd, sepse denoncuan pikërisht faktin se kriminelë të tillë lihen të lirë, sepse janë miqtë e Ministrit dhe Kryeministrit. Nuk e di ç'do të bëjë Rama tani, në do të hedhë në gjyq edhe ambasadorin e SHBA-ve”, – ka thënë gjithashtu Paloka.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?