Paloka: Tërhiqemi nga testi i drogës, nëse ndërkombëtarët e shohin të arsyeshme
Partia Demokratike duket se ka filluar tërheqjen nga kërkesa e saj për bërjen e testit të drogës nga të gjithë politikanët.
PD thotë se këtë kusht e tërheq vetëm në rast se ndërkombëtarët, në këtë rast Komisioni i Venecias, mund ta shohë të arsyeshme.
Kështu është shprehur Edi Paloka, i cili ka theksuar se testi i drogës duhet të prekë të gjithë, duke përfshirë këtu edhe kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, të cilët i ka shigjetuar si të lidhur me krimin dhe përdorues të lëndëve të forta narkotike.
Ai ka shtuar se PD është për kompromis dhe e shikon të paarsyeshme mungesën e vullnetit për këtë pikë nga mazhranca.
Këto deklarata kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i bëri nga Kukësi, teksa ishte në një analizë të kësaj dege për zgjedhjet e qershorit, në kuadër të takimeve të tilla që po realizohen në të gjithë vendin.
KOHA JONË SONDAZH

