Paloka tregon burracakërinë e Ramës, si më shau dhe ia mbathi me biçikletë

Edi Paloka i është kthyer edhe njëherë te “Zonë e Lirë” e Arian Çanit, historisë së tij së përplasjes me kryeministrin Rama në Parlament, ku i hodhi këtij të fundit në fytyrë një shiringë me bojë.

Për të ilustruar burracakërinë e Ramës, Paloka iu kthye përplasjes së parë me Edi Ramën që daton 26 vite më parë, kur ky i fundit e kishte sharë nëpër dhëmbë dhe më pas ia kishte mbathur me biçikletë sapo Paloka i ishte kthyer

“I vetmi kontakt ka qenë kur kam qenë gazetar i Rilindjes në vitin 1993. Po dilja me Fevziun, Po hipnim me makinë. Ishim të Pallati i Kongreseve. Rama ishte me një biçikletë 28-she dhe ky se ç’tha diçka fyese për mua. E tha më zë të ulët. Fevziu më shtyu dhe unë nuk ragova. Ky siç është burracak e ngriti më shumë zërin sepse kujtoi se nuk e dëgjova. Dhe kur unë iu ktheva, nuk isha më aq shumë i qetë sa në fillim. Fevziu e kuptoi dhe i bërtiti Ramës, “Ik Edi”. Ky mori biçikletën dhe ia mbathi”, -rrëfeu Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama

PD ka lidhje me Moskën?

Swiss Digital Mobile Reklama
Edi Paloka, është pyetur nga Arian Çani nëse PD ka lidhje me Rusinë, por ai i ka mohuar këto fjalë, ndërsa është shprehur se Edi Rama mund të ketë lidhje biznesi me Rusinë. “Faktet dhe lidhjet janë të Ramës me bizneset me Putin, por ne nuk kemi kaluar deri në këtë nivel që të themi se Edi Rama lidhet me Rusi, se nuk e akuzoj dot edhe pse ai ku ka para, i errësohen sytë. Është shumë qesharake të mendosh që PD është e lidhur me Rusinë, mjafton të dish që këto fjalë i filloi Taulant Balla e këtu merr fund. Ramës i pëlqen paraja, do të vjedhi, e merr nga Rusia, nuk i intereson, por për fat të keq i merr më shumë nga shqiptarët”, tha Paloka.
“Përse nuk kërkoni ndihmë nga Moska?”, e ka pyetur Arian Çani, ndërsa Paloka i është përgjigjur:
“Nuk kemi nevojë të kërkojmë ndihmë nga Moska. Në rradhë të parë, aletatët tanë janë natyralë dhe nuk ka nevojë t’i ndryshojmë. Fakti që sot duket sikur është nën sulm PD për shkak se ka lënë mandatet në parlament, nuk ndryshon asgjë. E vetmja gjë që ne kemi vendosur të bëjmë, është se kur miqtë tanë nuk e kuptojnë ç’po bëjmë, ne u themi që duhet të kenë parasysh parimet dhe vlerat demokratike, votën e lirë”, u shpreh Paloka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?