Panariti: Mosfinancimi i bujqësisë, vula e turpit dhe e mjerimit

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, përmes një postimi në facebook, thotë se mosfinancimi i bujqësisë, është vula e turpit dhe e mjerimit. ”Po rrënohet sektori që prodhon dhe jep 20% të prodhimit kombetar, por që merr nga ky vetëm 0.02%. Ju kujtoj se 70% e fondeve të BE-së shkojnë për mbeshtetjen e bujqesise të vendeve anëtare. Prandaj kjo që po i bëhet bujqësisë dhe fshatit është edhe anti evropiane, sepse fermeret e braktisur dhe të varfëruar do të largohen dhe emigrojnë”,-shkruan Panariti.

Postimi i plotë

Goditje e rëndë për Bujqësinë dhe Fermerin! Është fatale për vendin mosfinancimi Bujqesise! Kjo që po ndodh është vula e turpit dhe e mjerimit! Ulen me rreth 6 here parate dhe pagesat për bujqit dhe fermat. Sepse jepen vetëm 3,5 milion euro subvencione ose 50 here më pak se fqinji Maqedoni e Veriut! E padegjuar dhe pa precedent!

Swiss Digital Desktop Reklama

Po rrenohet sektori që prodhon dhe jep 20% të prodhimit kombetar, por që merr nga ky vetëm 0.02%. Ju kujtoj se 70% e fondeve të BE-së shkojnë për mbeshtetjen e bujqesise të vendeve anetare. Prandaj kjo që po i bëhet bujqesise dhe fshatit është edhe anti evropiane, sepse fermeret e braktisur dhe të varferuar do të largohen dhe emigrojne.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk kanë rrugedalje tjeter sepse ata nuk mund të mbijetojne. Kjo eshte antikombetare dhe një “deportim” ose shperngulje e heshtur e gjysmes se popullsise të vendit që ende jeton në fshat. Tre milion e gjysem euro që i jepen fshatit, fermerit, blegtorit, peshkatarit për vitin 2019 , janë vetëm 150 metra rrugë me standartet financiare korruptive të zbuluara nga banorët e Astirit.

Sikur të mos mjaftonte nafta më e shtrenjte në Evrope me te cilen punohet dhe mbillet toka, sikur të mos mjaftonte TVSH, asfiksuese 20%në shitje e cila as që rimbursohet, tani i hiqet edhe kafshata e mjerimit sektorit të vetëm prodhues dhe perpunues të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?