Panariti: Tallja me bordurat dhe pedonalet e 100 fshatrave, pa prodhim, pa treg dhe pa banorë!
Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar mbi projektin e 100 fshatrave.
Në një postim në Facebook, Panariti shprehet se ky projekt është një tallje me fshatin, i cili ka mbetur pa prodhim, pa treg dhe pa banorë.
Më poshtë postimi i plotë i Panaritit:
Tallja me bordurat dhe pedonalet e 100 fshatrave, pa prodhim, pa treg dhe pa banorë!
Asnjë pedonale, bordure, llambë ndriçimi nuk i duhet fshatit që nuk prodhon, fshatit që nuk shet dhe ku banorët e fundit të tij po bëjnë gati valixhen e emigrantit.
Këto investime garnitura, u duhen vetëm firmave që do të marrin paratë e tenderave pa garë, për 100 metra kalldrëm apo 200 metra trotuar në qendër komune dhe që do të shkelen nga turistë vendas apo të huaj e shumta ndonjë fund jave. Sa për banorët, ata tashmë të braktisur të pa shpresë, të pa paguar dhe me taksat më të larta në rajon po marrin arratinë dhe po e lënë vendlindjen.
KOHA JONË SONDAZH

