Paralajmërimi i Bashës: Qeveria e hajdutëve para drejtësisë, dita po afron

Lideri i opozitës Basha ka reaguar në rrjetet sociale pas përfundimit të protestës më të madhe të opozitës që u zhvillua sot në Tiranë.

Basha shkruan se gjithë bota e pa sot vendosmërinë e një populli që kërkon liri dhe demokraci, ndërsa shton se dita kur qeveria e hajdutëve, siç e etiketon qeverinë Rama, do të përballet me drejtësinë.

Ja reagimi i plotë i liderit të opozitës

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka stabilitet pa demokraci! E gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci, për vlera europiane dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës. Dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron.Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar! Fund qeverisë së hajdutëve, fund qeverisë së kriminelëve!
Rroftë Shqipëria!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?