Partia e Menduh Thaçit po humb thellë në Maqedoni
Vazhdon numërimi i votave në Maqedoni. Në rezultatet e fundit që sjellë KSHZ-ja nga numërimi i mbi 352 mijë votave, VMRO-DMPN-ja e Nikola Gruveskit vazhdon të kryesojë me mbi 145 mijë vota, kurse LSDM-ja e Zoran Zaevit është e dyta me 128 mijë e 239 vota.
BDI-ja e Ali Ahmetit është partia e tretë me 23 mijë e 470 mijë vota, kurse BESA e katërta me 13 mijë e 763 vota, shkruan lajmi.net.
Më pas renditet Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës me 9 mijë e 161 vota dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit me 7 mijë e 909 vota.
Të kujtojmë se deri para këtyre zgjedhjeve, PDSH-ja ishte partia e dytë te shqiptarët e Maqedonisë.

Dalin rezultatet e para, Besa në avantazh ndër partitë shqiptare
Nga numërimet e para që janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të KSHZ, vërehet një rezultat i ngushtë mes LSDM dhe VMRO tek partitë maqedonase.
Ndërsa tek ato shqiptare, është Lëvizja BESA ajo që po sfidon BDI.
Ndërsa Partia Demokratike Shqiptare ka marrë më pak vota se që ishte menduar.
Numërimet janë në fazën zyrtare, që do të thotë se trendi mund të ndryshojë në vijim.
KOHA JONË SONDAZH

