Pas Çadrës opozita ngujohet në Kuvend. Basha: Qëndresë me të gjitha format
Deputetët e Partisë Demokratike, me në krye Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, janë ngujuar sot prej disa orësh në Kuvend. Ky vendim vjen si shenjë proteste ndaj mazhorancës për mos lejimin e debatit për reformën zgjedhore dhe përjashtimin e Lulzim Bashës nga punimet e Kuvendit.
Seanca është ndërprerë 6 herë ditën e sotme dhe njoftimi i fundit nga kryetari Gramoz Ruçi ka qenë nisja e saj në orën 18:00.
Sherri nis mes Ruçit dhe Lulzim Bashës, pasi ky i fundit kërkoi disa herë fjalën e cila nuk ju dha nga kreu i Kuvendit. Pas kësaj Ruçi përjashtoi formalisht Lulzim Bashën nga seancat për shkelje të rregullore. Ky vendim ka bërë që deputetët e PD të bllokojnë foltoren e Kuvendit duke e bërë të pamundur vazhdimin e seancës.
Ndërkohë PD duket se është drejt një tjetër hapi. Në një komunikim me GSH.al., Basha deklaroi se qëndresa në Kuvend do të vazhdojë derisa të nis diskutimi për reformën zgjedhore. Por veç debatit për reformën, Basha ka futur si parakusht dhe debatin për betejën kundër krimit të organizuar.
“Ka 2 parakushte: Reforma zgjedhore që përfshin votimin elektronik dhe mposhtja përfundimtare e krimit. Kjo qeveri ka aleancë me krimin. Qeveria ja ka lidhur votën shqiptarëve me krimin. Pra, pa zgjidhur këtë, qëndresa do të vazhdojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike”,- deklaroi Lulzim Basha.
Nuk dihet sesi do të vijojnë punimet e Kuvendit në këtë situatë. Demokratët nga kërkesa për reformën zgjedhore kanë kaluar në vendime ekstreme edhe për shkak të përjashtimit nga seanca të kreut të PD, Lulzim Basha. Ky vendim është cilësuar si një provokim i qëllimshëm nga ana e mazhorancës për PD.
Nuk dihet nëse zhvillimet e sotme kanë qenë të planifikuara nga PD për bllokimin e Kuvendit, apo realisht vendimi i Gramoz Ruçit i ka hapur rrugën një skenari të paparashikuar nga ana e opozitës. Që pas marrëveshjes së 18 majit, Rama-Basha ky është aksioni i parë politik dhe bojkotues i PD-së.
Jo pak çudi ka ngjallur sot edhe reagimi i Edi Ramës nda kësaj situate të Krijuar në Kuvend. Në orën 12:30, kur PD nisi sherrin në Parlament Edi Rama doli në një konferencë urgjente për mediat. Por ndryshe nga sa pritje, kryeministri nuk foli asnjë fjalë për protestën e PD dhe zhvillimet në Parlament.
LAJME TË TJERA PËR KËTË ARGUMENT
Deputetët e PD ”pushtojnë” kuvendin (FOTO)
FOTO LAJM/ Çfarë bëjnë deputetët e PD tani në Kuvend
Lulzim Basha flet nga brenda në Kuvend
PD në negociata me PS për të zhvilluar seancë të hënën
PD: Do qëndrojmë në sallë deri në orën 18:00
Rama nuk komenton përplasjet me PD në Kuvend: Janë dokrra hini!
Deputeti i PD-së tregon lëvizjen e Bashës pas përjashtimit
Spiropali: Kur Perëndia t’i merr mendtë…
KOHA JONË SONDAZH

