FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas takimit të aleatëve të opozitës, PR: Duka të jetë kandidat i përbashkët në Durrës

Pas takimit të ditës së sotme të kryetarit të PD-së Lulzim Basha me aleatët, në kuadër të arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjet vendore, z. Arjan Madhi, përfaqësues i Partisë Republikane, mbajti një qëndrim për mediat.

Ish-deputeti deklaroi se “koalicioni duhet të krijojë besim te të gjithë dhe të ketë rregulla”.

Ai i mëshoi kërkesës së hershme të PR-së për të dalë me një kandidat të sajin në Bashkinë e Durrësit, pra me z. Agron Duka, që duhet mbështetur nga e gjithë opozita, përballë kryetarit aktual të Bashkisë Vangjush Dako, që do të jetë kandidatura e shumicës qeverisëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti Madhi theksoi se kandidatët duhet të përcaktohen në bazë të sondazheve të zhvilluara dhe sipas tij z. Duka rezulton fitues në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?