FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Patozi rrëfen mungesën e Topallit në listën “anti-Basha”

Astrit Patozi ka folur në një intervistë për ”News 24”, për mungesën e disa emrave të njohur si kritikë të Lulzim Bashës në platformën e Lëvizjes për pingritjen e PD-së. I pyetur përse në këtë listë mungojnë emrat e Topallit, Imamit, Rulit etj, Patozi tha se ky dokument është nisja e lëvizjes.

”Për sa kohë platforma është një dokument dhe përderisa qëndron e hapur i mbyll diskutimet për emrat. Unë s’kam tagrin të flas sepse jam një nga nënshkruesit. Ky dokument është nisja e një lëvizjeje. Unë kam respekt për çdo koleg, por çdo emër që përmendet është apo s’është e sposton vëmendjen nga dokumenti”, tha Patozi.

Ai është pyetur për marrëdhëniet e tij me ish-nënkryetaren tjetër të PD-së Jozefina Topalli.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kam marrëdhënie shumë korrekte si me shumë kolegë të tjerë. Për publikun s’kanë asnjë lloj interesi marrëdhëniet personale. A kontaktoj me të? Sigurisht që po. Nuk kanë rëndësi marrëdhëniet mes politikanëve. Unë sigurisht kam kontakt me çdo figurë dhe personalitet të PD-së dhe do vijoj të jem në kontakt me të gjithë dhe në nivele të ulëta dhe për anëtarësinë”, tha Patozi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?