FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Automjeti para Kuvendit nuk u dogj nga protestuesit

Një automjet i parkuar pranë Kuvendit mori flakë. Makina me targa ”AA 703 NT” u përfshi nga flakët por nuk dihet se kujt i përket.

Pak minuta pas shpërthimit të flakëve, një mjet zjarrfikës u afrua te makina që po digjej por një protestues e sulmoi duke i thyer fenerët ndriçues. Disa minuta më pas, u bë e mundur shuarja e mjetit.

Në një reagim për mediat, Partia Demokratike bën me dije se nuk janë protestuesit ata që i kanë vënë flakën makinës tek Parlamenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas PD-së, kjo makinë ishte e vetmja makinë e lënë në zonën e zbrazur nga çdo automjet tjetër përvç atyre të policisë dhe të medias. Për opozitën, kjo do të thotë se makina është lënë nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjarrvënie.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?