PD bllokon foltoren në Kuvend! Ministri Manja: I kemi votat për të miratuar faljen e gjobave
Projektligji i PS për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat ruarale ka shkaktuar debat të ashpër në seancën plenare në Kuvend.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se “është e drejta jonë të anulojmë gjobat e paekzekutuara deri tani. Është e drejta jonë, kemi numrat. Brenda këtij sesioni do të miratojmë ligjin për anulimin e gjobave të paekzekutuara”, deklaroi Manja.
Deputetët e PD janë ngritur më këmbë për të ndërhyrë dhe kanë rrethuar foltoren.
Gazment Bardhi tha se nuk jeni ju që i anuloni, por i ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese.
“Boll na sollët këtu dëngla e mashtrime. Boll na bëtë sikur ju djeg barku për qytetarët. Se po t’ju digjte nuk i kishit thirrur si banda inspektorët ndaj qytetarëve”, deklaroi Bardhi.
Partia Socialiste ka propozuar një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.
Nisma është depozituar në Kuvend me firmën e 40 deputetëve socialistë. Njoftimi i nismës nga ana e Spiropalit shkaktoi debate në Kuvend pasi opozita tha se nuk ishte në dijeni të këtij propozimi.
Prandaj seanca u ndërpre për t’iu vënë në dispozicion opozitës propozimi.
KOHA JONË SONDAZH

