PD bllokon Komisionet, Balla-socialistëve: Miratoni çdo akt

Ashtu sikurse u bë me dije, deputetët e PD-së pas bojkotit ndaj punimeve të Komisoneve Parlamentare, ishin në Komisionin e Medias. Mbledhja nisi me tension pas qëndrimit të PD-së për të folur vetëm për video-përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por e kundërshtuar nga deputetët e PS-së, pasi çështja sipas tyre nuk i përket rendit të ditës.

Pas kërkesës së PD-së se nuk do të ketë seanca normale të punimeve të Komisioneve dhe në Kuvend, kjo derisa ministri Xhafaj të japë dorëheqjen, mësohet se kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla mblodhi deputetët socialistë. Balla u ka kërkuar socialistëve të miratojnë çdo akt të parashikuar në mbledhjen e komisioneve, pavarësisht zhurmës së opozitës.

Porosia është dhënë gjatë një mbledhje të tij me deputetët e komisioneve të ekonomisë dhe shëndetësisë, të cilët sipas axhendës parlamentare kanë të parashikuar mbledhje këtë të martë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi përgjegjësinë për të qeverisur vendin. E dimë që PD kërkon të bllokojë rrugën tonë europiane. Por ne duhet të vijojmë përgjegjësinë tonë. Komisionet sot të vijojne sipas axhendës”, mësohet të jetë shprehur Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?