PD, Cara: Rama&Dako 15 milionë dollarë të abuzuara me Rilindja Urbane në Durrës

Deputetët demokratë duket se i janë bashkuar nismës së kryetarit të tyre Lulzim Basham, për të denoncuar çdo problematikë dhe shqetësim të banorëve që ata përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë.

Një qëndrim i tillë vjen nga deputeti i PD-së në Durrës, Igli Cara i cili i bën thirrje durrsakëve që të reagojnë ndaj abuzivizmit po bëjnë me paratë e taksapaguese durrsakë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Vangjush Dako.

Dhe sipas Carës, janë afro 15 milionë dollarë që dyshja Rama-Dako po përvetësojnë përmes projektit të Rilindjes Urbane për Durrësin

Swiss Digital Desktop Reklama

Komenti i Igli Carës

Swiss Digital Mobile Reklama

Më duket e frikshme heshtja apo ndroja e qytetarëve për të reaguar kundrejt gjithë abuzimit që Rama e Vangjush Dako bëjnë me paratë e taksapaguesve durrsakë.

Rilindja urbane ka bërë që në këto 3 vjet i gjithë buxheti i akorduar bashkisë së Durrësit të shkojë në zbukurime e lyerje fasadash, qendra me palma, gurë e shatërvanë, veliera betoni , bulevardi, sfinksi, zbukurimi i rrugës plazhit bërë tre herë, …

E të gjitha këto nuk janë pak para, po janë mbi 15 milion dollarë.

E kuptoj që çfarë unë e kolegë të opozitës kemi thënë nuk mund të dëgjohej nga Rama & Dako, por si nuk del një i majtë i mençur e kurajoz që t’i shpjegojë që këto para mund të ishin harxhuar ndryshe për nevojat e durrsakeve.: si psh;

E para, që në Porto Romano mos të vashdojnë të digjen plehrat e të ishte ndërtuar një impiant ;

Së dyti, të ishin ndërtuar rreth 1000 apartamente për të pastrehët;

Së treti, të investohej në kanalizme që Durrësi të mos përmbytej,

Së katërti, të bëhej rikonstruksioni i shkollave, kopshtëve dhe çerdheve e të ngrihej sistemi ngrohjes në to; qendër shëndetësore e për të vazhduar me zgjidhjen e problemeve të qarkullimit në qytet,  etj etj.. mund të rendisim shumë investime të domosdoshme si këto…

Se harrova, po bibliotekën që Vangjushi ka 10 vjet që ja premton qytetarëve a mund t’ia kujtojë njeri?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?