FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD çon në parlament projektligjin për dekriminalizmin

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dorëzuar të shtunën në Kuvend projektligjin e opozitës për dekriminalizimin e politikës.  – “PD dorëzoi sot në Kuvend projektligjin për dekriminalizimin e politikës, i cili përmban ndryshime tranzitore në Kodin Zgjedhor. Nuk duhet të ketë më elementë të inkriminuar në politikën shqiptare”, deklaroi Bylykbashi.  Deputeti demokrat ka bërë me dije se, projektligji është bazuar në ekspertizat më të mira ndërkombëtare dhe përfshin kryesisht veprat kriminale të lidhura me terrorizmin dhe krimin e organizuar. – “I bëjmë thirrje mazhorancës që të mos e pengojë këtë projektligj, pasi duhet miratuar sa më shpejt”, – ka vijuar Bylykbashi. Nga ana tjetër maxhoranca pretendon se po pengohet nga opozita dhe nuk është dakord me propozimet e së djathtës sesi duhet realizuar procesi, për të cilin u arrit një marrëveshje mes palëve me ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?