PD dhe PS bien dakord: Mandati i Vullnet Sinajt të shqyrtohet nga Kushtetuesja

Këshilli i Mandateve është mbledhur për të diskutuar për mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Si PD edhe PS janë dakordësuar që mandati i deputetit të kalojë në seancë plenare.

Për mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj, do t’i çohen parlamentit dy raporte, një nga PD dhe një nga PS.

“Të gjitha transaksionet kanë ndodhur pasi Sinaj ka marrë mandatin. Kompanitë e tij kanë përfituar para nga buxheti shtetit. Në seancën e parë të ditës së hënë të votohen në parlament e më pas çuarjen në Gjykatë Kushtetuese për papajtueshmëri të mandatit”, ka deklaruar Gazment Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi pro çuarjes për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese. Në seancën e parë të kuvendit jo në seancën inaguruese të sesionit të hënën”, tha Klotilda Bushka.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për t’u përshëndetur, maxhoranca del me një konkluzion me ne”, tha Bardhi.

“T’ia lëmë seancës”, tha Bledi Çuçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?