PD: Drejtori i Ramës punësoi gruan e tij në të njëjtin institucion
Partia Demokratike vendosi të abstenojë votimin për shfuqizimin e nenit 38 të ligjit për Metrologjinë”. Për PD-në shfuqizimi i këtij neni është thjesht heqja e detyrimit për të mbajtur një fletore dhe nuk ka të bëjë fare me reformat e shtetit që trumpeton aq shumë dhe me sukses ERTV.
Deputeti demokrat Florian Mima tha sot në Kuvend se ERTV- është kthyer në një estradë e re televizioni ku veç një realiteti propagandistik sulmohet opozita.
Shembull është trumbetimi i punësimeve me konkurs në administratë, që në të vërtetë janë konkurse fiktive pasi punësohen të afërm të rilindasve.
Ky është dhe rasti i largimit nga puna të bashkëshortes së Dashamir Shehi, Enkelejda Shehi nga posti i drejtoreshës së AMF-së, dhe në vend të tij është emëruar ish deputeti Ervin Koçi. Ky i fundit nga ana e tij ka punësuar bashkëshorten Jonida Koçi e cila mban pozicionin e Drejtores së Integrimit dhe Komunikimit në Autoritetin e Konkurrencës.
Florian Mima: “ERT-vë estrada e re televizion na thotë në një emision humoristik të sajin se pse duhet hequr nga puna pa shkak nusja e deputetit të opozitës Z. Dashamir Shehi, një eksperte dinjitoze, e vetme në llojin e saj, për t’u zëvendësuar në punë me një rilindas. Rilindasi-thotë estrada e re ERTV bën konkurs për të punësuar një person me cilësi të caktuar dhe zgjedh pikërisht bashkëshorten e tij. Ndërkohë ERTV vazhdon me emisionin e tij me një reportazh pr ligjin e nëpunësit civil, sigurisht duke sharë edhe Dash Shehin.
Në një reagim jashtë kuvendit, Dashamir Shehi komentoi: Korrentet janë gjëra që lëvizin shpesh herë në mënyrë pa leje. Ky është koncepti im për politikën, këtë kam pas 20 vjet dhe nuk kam ndërmend ta ndryshoj tani.
Hiq fletore e vendos 12 fletore
Rast i tille eshte dhe shfuqizimi i nenit 33 te ligjit për “Metrologjinë” i cili pasi PD-së thjesht heq detyrimin për të mbajtur një fletore.
Florian Mima: Filozofia e kësaj qeveria mund të përmblidhet në moton: Thuaj një gjë e bëj komplet të kundërtën e asaj që thua dhe pasqyro në kanalin zyrtar ERTV atë që the mundësisht shaj dhe opozitën. Ky pr/ligj heq detyrimin për fletoren. Në bazë të ligjit të mëparshëm drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë kishte detyrim të mbante fletore me shënime për aktivitetin e importuesve dhe eksportuesve të vendit. Ky ligj heq detyrimin që kjo fletore të mbahet nga drejtoria e Metrologjisë. Ndërkohë në realitet vendosen 12 fletore të tjera për tu mbajtur vetëm për ligjin e TVSh-së.
Tek kanali zyrtar i qeverisë, ERTV jepet një reportazh duke sharë opozitën e sotme, qeverinë e dikurshme përse vendosi detyrimin e fletores në 2008. Sot hiqet tarifa që bashkëshoqëronte fletoren por në realitet vendosen 12 tarifa e taksa të reja. Tek kanali zyrtar i qeverisë bëhet reportazh si janë ulur taksat për 99% e shqiptarëve.
Qëndrimi i grupit të PD është se ne nuk do të marrim pjesë me votë kundër apo pro do të abstenojmë, sepse ne refuzojmë një nen të tillë që një nen të tillë që thjesht heq detyrimin për të mbajtur një fletore ta quajmë pjesë të reformave shtetëformuese të këtij vendi
Ndërkohë deputeti i PS-së, Besnik Bare dha arsyet pse duhet hequr ky nen
Besnik Bare: “Heqja e nenit 38 bëhet me qëllim sepse po t’i referohemi eksperiencave të mëparshme të vendeve të B.E-së të cilat nuk e kanë, regjistrimi i importuesve apo prodhuesve nuk është detyrim i subjekteve, por realizohet në treg në bashkëpunim me Inspektimin metrologjik apo në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të doganave.
Duke qenë se institucionet shtetërore tashmë kanë zhvilluar platformat digitale, informacioni sigurohet nga Qendra Kombëtare e Biznesit apo nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Ndryshimi i propozuar, sigurisht do të ndikojë në lehtësimin biznesit nga procedurat e regjistrimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, e cila informacionin që siguronte nga kjo drejtori do ta sigurojë nga institucionet e tjera“
KOHA JONË SONDAZH

