PD hap dyert, mjekja stomatologe: Pasiguritë që më bëjnë të vi te protesta e 7 korrikut

Partia Demokratike ka hapur sot selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët. E para që e ka marrë fjalën, është mjekja stomatologe Artemisa Halili, e cila u ka përcjellë një mesazh qytetarëve, duke argumentuar arsyet pse do të bashkohet me Partinë Demokratike dhe shoqërinë civile në protestë më 7 korrik.

Fjala e plotë

Unë jam Artemisa Halili, stomatologe, nënë e një vajze 6-vjeçare. Si profesioniste e lirë, ndeshem përditë me një barrë pengesash, të cilat vijnë të gjitha nga keqmenaxhimi shtetëror. Janë këto shtrëngesa që më shtyjnë t’i bashkohem protestës së Partisë Demokratike dhe shoqërisë civile me 7 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, edhe pse po punohet mbi një ligj për profesionet e lira, ne si grup interesi nuk kemi asnjë informacion për të. Ligji fiskal është ndërruar 8 herë në 13 vjet, dhe Urdhri i Stomatologut nuk na informon asnjëherë paraprakisht për këto ndryshime. Nuk gjejmë dot staf, për arsye se stomatologët e rinj zgjedhin emigrimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjitha këto më bëjnë, mua dhe kolegët e mi, dhe besoj shumë profesionistë të lirë anembanë Shqipërisë, të kemi pasiguri për të ardhmen tanë dhe të fëmijëve tanë. Për këto pasiguri do t’i bashkohem Partisë Demokratike dhe shoqërisë civile më 7 korrik. Bashkohu edhe ti! Të gjithë bashkë dëgjohemi më fort! Shqipëria është në rrezik!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?