FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD heq dorë nga Lefter Maliqi për Beratin, zyrtarizon kandidatin Kasem Mahmutaj

 

Partia Demokratike ka hequr dorë nga kandidati I përfolur deri më tani për Bashkinë e Beratit, Lefter Maliqin. PD-ja ka zyrtarizuar sot emrin e Kasem Mahmutajt, si kandidatin që do të përfaqësojë të djathtën përballë kandidatit të LSI-së Petrit Sinaj.

Përveç këtij kandidati, PD-ja ka zyrtarizuar edhe kandidatin për Kuçovën, i cili do të jetë Myslim Haxhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani PD-ja ka zyrtarizuar disa kandidatë si Besnik Dushaj për Tropojën, Darien Xhindole për Lushnjen, për Prrenjasin Bajazit Karriqin dhe në Maliq Xhevdet Belishtën. Ende nuk janë zyrtarizuar kandidatët për bashkitë kryesore në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier dhe Korçë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?