FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD heq Mesila Dodën si koordinatore në Tiranë pse qëndroi në Kuvend

Për shkak të vendimit të marrë dy ditë më parë ku Mesila Doda qëndroi në Kuvend për votimin e arrestimit të dy deputetëve, një masë ndëshkuese tashmë eshtë marrë për të nga Partia Demokratike.

Mësohet se PD ka vendosur që t’i heqë deputetes të drejtën për të qënë pjesë e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve dhe përgatitjes së fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës.

Burimet kanë thënë se Mesila Doda ishte vendosur për të drejtuar grupin e punës për Njësinë 1 në Tiranë. "Panorama" shkruan se pas thyerjes së vendimit të Grupit Parlamentar, Mesila Doda nuk do ta ketë më këtë detyrë. Në vend të saj do të jetë kreu i sekretariatit për shoqërinë civile në PD, Nevila Xhindi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?