PD kërkon 94 bashki, ministri i Brendshëm: Drafti shumë i cekët. Alibeaj: Doni të vidhni zgjedhjet e 2023

PS dhe PD kanë dalë me raporte të ndryshme për Reformën Territoriale. Në prezantimin e draftit në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, deputetja e PD-së Dhurata Çupi, njëherazi bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Territoriale, tha se kjo reformë ka dështuar, prandaj duhen ndryshuar e se duhet shtuar numri i bashkive me qëllim që shërbimi të shkoj sa më pranë qytetarëve. Kurse ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka deklaruar se nuk është e nevojshme ndryshimi i hartës territoriale, pasi kjo sipas tij është e mjaftueshme që shërbimi të shkojë të qytetarët.

“Edhe ky komision nuk e prishi traditën e daljes me dy raporte pas mbarimit të mandatit dhe dua të përpiqem që të jem sa më racional pasi për të thënë të vërtetën me dëshirën dhe përpjekjen për të dalë nga xhaketa e ministrit.

Keqardhje për raportin e Çupit se ka moskoherencë mes asaj që merr dhe tenton të bëj raporti në analizë me konkluzionin, raporti ishte negative, sikur asgjë nuk ka funksionuar, dhe nga ana tjetër bën një propozim, ku mban 85% të bashkive që ekzistojnë sot, të paktën të thuaje që ka pasur vështirësi dhe problem në implementim dhe të thoshte se mund të funksiononte më mirë.

Do doja që të ndaleshim me arritjet e ecurisë së reformës deri ditën e sotme se ka bërë një raport shumë realist, duke sjellë statistika, fakte dhe duke bërë rekomandime që do na vlejnë të gjithë, që do jem përgjegjës që në atë pjesë që më takon për t’i shtyrë përpara, nuk mund të ndihem mirë kur shoh se çfarë rezultatesh ka sjellë reforma territorial, duke i krahasuar me atë abstragim, kur thonim që do i shërbejë vendin për disa arsye, kam qejf. Drafti shumë i cekët për të dalë në përfundimin që duhet ndryshim i hartës territoriale”, tha Çuçi.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se PS-ja kërkon që të vjedhë në tavolinë zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

”Ju sapo bëtë një autogol, nëse raporti nuk ishte i vlefshëm nuk e kuptoj pse e pranuat 6 muaj më parë në Komision. Nëse ka një arsye se përse bëhen këto është pikërisht niveli i demokracisë që shihet nga pushteti vendor. Ju e bëtë në 2014 dhe ndoshta një pjesë të përgjegjësisë e ka dhe Partia Demokratike që nuk mori pjesë. Atëherë ia mohuat shqiptarëve legjitimitetin, por sot po e bëni sërish. Ne kemi kërkuar korrigjim në këto 7 vite sepse vetëm kështu ecën para kjo dynja me revolucion. Ndoshta dhe në fajin tonë, por pas 7 viteve kur keni korrur çdo lloj fryti një gjë duhet ta bënit për shqiptarët, jo të vidhni në tavolinë edhe zgjedhjet e 2023”,-tha Alibeaj.

SHKARKO APP