PD kërkon ”kokën” e deputetit të PDIU, flet Rakipi: E kaluara ime në Itali

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së verifikimin e formularit të vetëdeklarimit për dy deputetë të Kuvendit, Aqif Rakipi dhe Gjetan Gjetani. Sipas shkresave të PD-së drejtuar këtyre institucioneve, ka të dhëna informale se këta deputetë janë në kushtet e ndalimit për të kandiduar apo zgjedhur pasi kanë rekorde kriminale në Itali.

”Për këtë arsye kërkojmë nga ana juaj që në zbatim të detyrimit të parashikuar nga neni 8 i këtij ligji, të bëni verifikimin e plotë të të dhënave. Kjo kërkesë e jona, bëhet në kushtet kur pavarësisht fakteve të njohura botërisht, institucioni juaj nuk ka kërkuar verifikimin e plotë të të dhënave kryesisht, në përputhje me pikën 4 të nenit 8 të ligjit nr 138/2015”.

Menjëherë pasi PD-ja hodhi dyshime për të kaluarën e tij në Itali, deputeti i PDIU në Elbasan, Aqif Rakipi mohoi problemet me drejtësinë atje. Në një prononcim për Panorama, deputeti tha se ishte verifikuar më parë për të kaluarën e tij dhe se nuk kishte rezultuar asgjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“As kam asnjë lloj problemi me Italinë. PD atë punë ka, s’ka me ca të merret edhe merret me mua. Të shofi pjesën e vet, si Lul Basha dhe ato të tjerët atje se i kanë rekordet kriminale këtu në Shqipëri. Unë s’kam asgjë në Itali. E ka shpallur prokuroria për mua, kur i kanë marrë verifikimet nga shteti italian dhe ka rezultuar që s’kam asgjë. Të bjeri provat nëse ka dhe pastaj flasim, nëse ka prova okej”,-u shpreh Aqif Rakipi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?