Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 11:52 Kompany lë spitalin pas 5 ditësh, drejtori sportiv i Bayernit zbulon gjendjen e trajnerit Vincent Kompany ka lënë spitalin pas pesë ditësh trajtim për shkak të meningjitit. Lajmin e ka konfirmuar Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munich,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Erion Veliaj
  • Kandidati për Tiranën
  • Paketa fiskale
  • Kaos në Kuvend
  • Ergys Agasi
  • Kufizime vizash
  • Erjon Vishkulli
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Erion Veliaj
  • Kandidati për Tiranën
  • Paketa fiskale
  • Kaos në Kuvend
  • Ergys Agasi
  • Kufizime vizash
  • Erjon Vishkulli
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD: Krimet zgjedhore, test për Altin Dumanin dhe task forcën

Politikë E martë, 25 Mars 2025 14:16
PD: Krimet zgjedhore, test për Altin Dumanin dhe task forcën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

PD deklaron se ka gjetur prova të reja lidhur me dosjen 184. Më tej, në një deklaratë për mediat, Adriana Kalaja thotë se kjo dosje është test për SPAK-un dhe task forcën e ngritur për krimet zgjedhore.

Në vijim deklarata e plotë nga Partia Demokratike: 

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Më datë 19.02.2025, PD kallëzoi Ulsi Manja, Pjerin Ndreu, Damian Gjiknuri, Artan Gaçi, Esmeralda Keshi, Arben Keshi etj., ndër të tjera edhe për veprat “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, “Pengimi i zgjedhësit”, “Organizata kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të gjitha të kryera në në “Rrethana rënduese”, dhe në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal si dhe hetimin pasuror të tyre në referim të Ligjit Nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pas denoncimeve shtesë, më datë 24.02.2025, depozituam një kallëzim shtesë, me prova të reja dhe me subjekte të rinj ku ndër ta evidentohet Arta Marku, Agron Malaj, Sali Skura etj., për të njëjtat vepra penale si ato në kallëzimin penal bazë.

Sipas vendimit datë 17.03.2025, jashtë afatit të parashikuar nga ligji, prokurori Dritan Prençi, prokurori që vijon të amnistojë përgjegjësit kryesor për inceneratorin e Tiranës, ndër to edhe Edi Rama dhe Erion Veliaj, vendoset mosfillimi i këtij procedimi penal nr.47 datë 03.03.2025, ndërkohë në 14 faqe arsyetim, nuk ka dhënë asnjë fakt për këtë kallëzim penal bërë nga ne, por ka marë në analizë dosjen e parë që sot po gjykohet në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm.

Referuar denoncimeve vijuese bërë nga ne por edhe në kallëzimin penal, e kallëzuara Esmeralda Keshi është emëruar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në vitin 2019, për shkak të lidhjeve shumë të ngushta që ka me dosjen 184 ose siç njihet si dosja e Dibrës, dhe jo më kot, ka dhënë dorëheqjen fillimisht nga kjo dosje (jo me shkrim për shkak të lidhjeve familjare me të kallëzuarin tjetër Z. Arben Keshi), dhe “çuditërisht” pasi ka kaluar vettingun me urgjensë pa ankim, si shpërblim për mbylljen e kësaj dosje (pasi ka qenë Drejtuese në këtë prokurori, edhe këtu në mënyrë antiligjore).

Për shkak të mbylljes së paligjshme të kësaj dosje, promovimi i të kallëzuarës Keshi, vijoi edhe në vitin 2021, ku ajo emërohet në Prokurorinë e pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila për nga pozicioni organizativ është një prokurori më e lartë dhe me rëndësi strategjike më të madhe se Prokuroria e Dibrës, ku sipas ligjit duhej të kthehej.

Po kështu, edhe për faktin se kjo dosje nuk është hetuar në formën e grupit të strukturuar kriminal si dhe të padijenisë që ka Drejtuesi aktual i SPAK, Z. Altin Dumani lidhur me këtë dosje (sipas deklarimeve të Z. Dumani kur u pyet nga deputetët e Opozitës në Kuvend), po e sjellim para Jush, me indicie dhe arguemnta të reja, bashkë me provat që konsiderojmë se i shërbejnë zbardhjes së kësaj ngjarjeje të rëndë.

Kjo prokurore nuk ka dhënë arsyet e vërteta për hetimin e kësaj çështje të cilat nuk lidhen me kapacitetet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër (për të mos folur edhe sesi u emërua në krye të kësaj prokurorie), por që lidhen me personat përgjegjës në dosjen 184 që nga Arben keshi e deri te bashkëshorti Gentjan Keshi, fakt të cilin e ka fshehur në vijimësi, tregon se jemi përpara jo vetëm konsumimit të veprave penale të “Shpërdorim detyre”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, “Veprime arbitrare”, parashikuar në nenin 250 të Kodit Penal, por edhe të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

Sipas vendimit për lejimin e përgjimit datë 11.09.2016 të prokurorit Gentjan Trenova, Nr. 0696813402 Celular, i korrespondon shtetasit Gentjan Keshi, i cili sipas prokurorit ka shfaqur interes lidhur me hetimet e kësaj dosje.
Vendimi për lejimin e përgjimit datë 11.09.2016, është pranuar edhe nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Nr. 634 datë 13.09.2016, lidhur me Nr. 0696813402 Celular, që i korrespondon shtetasit Gentjan Keshi.
Sipas CD që është një ndër 64 CD e përgjuara me kërkesë të prokurorit Gentjan Trenova dhe miratuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Nr. 0696813402 Celular, i korrespondon Gentjan Keshi, ose bashkëshorti i Esmeralda Keshi që në këtë kohë ka qenë në krye të Prokurorisë Dibër dhe nuk e ka deklaruar konfliktin e interesit lidhur me këtë fakt.
Ndërhyrja e tij në dosje, vërtetohet edhe nga faqja 15 e volumit 1, ku nga nr. 0696813402 dergohet teksti:

Pyeta deri tani jo, per përgjim skane dergu gje ne gjykate vetëm nëse e kan nis dhe nesër, do pyes ne vazhdimësi

Përveç të tjerave, e kallëzuara prej nesh, është në dijeni të nenit 60 pika 7 e Ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, ku sanksionohet se:

“7. Pavarësisht nga përcaktimet e bëra në pikat e këtij neni, magjistrati që është anëtar i Këshillit, përjashtohet nga konkurrimi në procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, gjatë kohës së ushtrimit të funksionit si anëtar i Këshillit, si dhe tre vjet nga mbarimi i këtij mandate”,

fakt i cili nuk e pengon KLP, nën ushtrimin e ndikimit të paligjshëm nga subjekte të dosjes 184 ta promovojë në një prokurori më të lartë se ajo e Dibrës, dhe pas promovimit tu shërbejë atyre që e propozuan si armë në duar të Partisë Demokratike dhe Opozitës.

Për tu kthyer te dosja 184, është fakt se e kallëzuara prej nesh jo vetëm nuk ka deklaruar arsyet konkrete të shpalljes së moskompetencës (në rastin kur dosja erdhi për herë të parë), por ka ushtruar ndikim të paligjshëm që kjo dosje të përfundonte me shumë pak të dënuar, dhe këto të niveleve shumë të ulta.

Sipas të dhënave që u publikuan në media të ndryshme por edhe sipas atyre të publikuara nga media prestigjoze BILD, fakt për të cilin ne kërkojmë që me anë të një letër porosie, të kërkoni T`Ju vënë në dispozicion të gjithë përgjimet origjinale, në 64 cd të përgjuara që i korespondojnë vetëm 10 ditë përgjimi dhe 20 numrave telefoni, me rreth 50 mijë orë regjistrime, evidentohen subjekte të kallëzuar nga ne në këtë kallëzim, me funksione shumë të rëndësishme jo vetëm në Partinë Socialiste por edhe në Kuvend, Pushtet Qëndror por edhe atë Vendor, dhe që çuditërisht, pasi mbahet pa veprime për 2 vite nga Prokurori Klodian Braho (për të cilin duhet të hetoni kryesisht lidhur me këtë dosje), kalon për kompetencë në Dibër, ku subjekte të kësaj dosje qartësisht ishin kompetencë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në atë kohë.

Ajo që të bën përshtypje në atë kohë është fakti se përveç se pas largimit të prokurorit Z. Trenova, këtë dosje nuk e heton fare prokurori Braho prej dy vitesh (madje edhe shkresat mund ti verifikoni i ka të njëjtat më ish prokurorin e dosjes por thjesht nga ndryshuar emrin dhe datën), nga qershori 2018 deri në korrik kur vendos moskompetencën, kishte kohë të studionte 15 fashikuj?????? dhe pas një jave kalon me “sukses” vettingun.

“Çudia” vijon edhe me prokurorin Vladimir Mara, i cili ashtu si prokurore Keshi, nuk jep arsyet e vërteta të dorëheqjes nga kjo dosje (të cilat lidhen me familjarë të tij të përfshirë në të siç është rasti i kunatit të tij Sali Skura, me detyrë në atë kohë shef i Komisiariatit të policisë në Kamëz), por atë të pamundësisë për ta hetuar për shkak të ngarkesës.

Jo pak i rëndësishëm është fakti i zgjedhjes nga KLP e Z. Dumani si Drejtues i SPAK ku e kallëzuara Keshi, jep dorëheqjen nga kjo vendimmarrje (bashkëlidhur kallëzimit), për shkak se bashkëshorti i saj Gentjan Keshi (sot në BKH), do kalonte për verifikim nga një komision në SPAK, opjesë e të cilit do të ishte edhe Z. Dumani.

Në këtë kuptim, e shohim me shumë vend të ngremë një shqetësim real në formën e pyetjeve edhe lidhur me Z. Dumani:

A është verifikuar në referim të dispozitave ligjore dosja që i përket kandidatit Gentjan Keshi?
A është konstatuar që kandidati Gentjan Keshi (i cili rezulton që ka dalë fitues) të ketë patur problematika lidhur me figurën e tij?
A është konstatuar që kandidati Gentjan Keshi të ketë rezultuar me lidhje të drejtpërdrejta me dosjen 184?
Ndaj, me një përpjekje fare të vogël dhe vetem duke ju referuar fakteve publike si dhe provave që ne kemi depozituar, vërtetohet dhe faktohet kryerja e veprave penale nga të kallëzuarit prej nesh dhe personat e tjerë të paidentifikuar, të cilet në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë konsumuar te gjithe elementet e veprave penale që ne kallëzojmë, dhe që në pjesën parësore të tyre lidhen me funksionim e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Gjithashtu, për një hetim sa më të plotë dhe të paanshëm të këtyre veprave penale, kemi kërkuar nga SPAK që krahas sekuestrimit të cd të përgjimit nga dosja ku ndodhen (sipas dijenisë tonë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm), të administroni edhe dosjen 184/1, duke e bashkuar atë më procedimin penal që i korespondon kërij kallëzimi (po sipas dijenisë tonë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm).

Për ta mbyllur, ky ishte rasti i artë që edhe Dumani, edhe SPAK edhe Task Forca e ngritur nga ta të tregojë që e kanë seriozisht m,e luftën ndaj krimit zgjedhor, por faktet flasin vetë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kompany lë spitalin pas 5 ditësh, drejtori sportiv i Bayernit zbulon gjendjen e trajnerit
Para 11 minutash

Kompany lë spitalin pas 5 ditësh, drejtori sportiv i Bayernit zbulon gjendjen e trajnerit

PS miraton mes tensioneve projektligjin për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe lë sallën
Para 18 minutash

PS miraton mes tensioneve projektligjin për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe lë sallën

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet
Para 40 minutash

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

4 pikë në 9 javë dhe dy trajnerë, Partizani tashmë ka prekur fundin
Para 45 minutash

4 pikë në 9 javë dhe dy trajnerë, Partizani tashmë ka prekur fundin

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 16 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 17 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 15 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 16 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.