PD mbledh nesër Kryesinë: Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike

Partia Demokratike nesër do të mbledhë Kryesinë e saj. Në një mesazh drejtuar anëtarëve të saj, Sekretari i Partisë Demokratike bën me dije se mbledhja do të bëhet në orën 16:00.

Në këtë mbledhje do të ketë diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj.

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 45 të Statutit të PDSH, nesër, datë 15.11.2021, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Grupit, Kati i II, Selia Qendrore e PDSH.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?