PD mbledh sot kuvendin kombëtar. Basha tregon rrugën për 4 vitet në vijim

Shtatë mijë e pesëqind delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike mblidhen sot për të votuar Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike.

Por, kjo nuk është pika e vetme për të cilën janë thirrur demokratët të kuvendojnë. Delegatët janë ftuar të miratojnë propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimet në statut që nuk sollën asnjë risi në mandatin e kryetarit, ndryshe nga sa kishin kërkuar kritikët e tij, platformat e të cilëve u rrëzuan nga Kryesia.

Peshën kryesore në Kuvend pritet te mbajë Lulzim Basha, i cili pritet te përcjellë edhe mesazhin kryesor politik për rrugën ku do ecë partia që ai drejton ne katër vitet e ardhshme opozitë, ndërkohë pas tij në podium pritet te marrin fjalën 19 drejtues politik që udhëhoqën fushatën e Partisë Demokratike më 25 Prill. Pjesa me e madhe e punimeve të së shtunës do i dedikohet zgjedhjes së 300 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, mandati i të cilit u ndërpre para kohe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në listën e gjatë të kandidaturave bie në sy mospërjashtimi i kritikëve të Bashës si Edit Harxhi, Arben Ristani apo Fatbardh Kadilli apo edhe rebeleve si Fatjona Dhimitri që nuk pranoi të digjte mandatin e deputetes. Bujar Nishani një ndër zërat më të ashpër ndaj lidershipit demokrat pritet të largohet nga drejtimi i këtij organi, por jo nga përbërja e tij pasi për shkak të funksionit si ish-President ai është automatikisht pjesë e tij si anëtar i thjeshtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar i hap rrugë zgjedhjes së kupolës së re drejtuese duke nisur nga , nga kryesia, për të vijuar me nënkryetarët deri tek sekretari i Përgjithshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?