FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD ndryshon strategji, kërkon dorëheqjen e përkohshme të Metës

Opozita duket se ka ndryshuar strategji. Duke qenë se protestat e saj të përditshme janë të vakëta dhe në to marrin pjesë jo më shumë se 100 veta, ajo kërkon dorëheqjen e përkoheshme të kryeparlamentarit Ilir Meta.

Deputetët demokratë, sipas ABC, janë dakord me dorëheqjen e përkohshme të Metës, deri në mbylljen e hetimeve për akuzat e Tom Doshit. Ata i referohen deklaratës së një deputeti gjerman, Roderich Kiesewetter, që pas takimit të djeshëm me Bashën në Berlin, ka thënë se se në raste akuzash të rënda, mund të mendohet mundësia e lënies përkohësisht vakant të postit.

Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar se nesër do të bllokojë parlamentin, duke nisur që nga ora 09:30.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?