PD në Himarë, zgjedh Kryetar dege Sekretarin e PBDNJ-së

Andrea Gjoni, Sekretar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules për Himarën, është “zgjedhur” kreu i ri i degës së Partisë Demokratike, Himarë.

Burime pranë PD-së thanë për “Shqiptarja.com| se zgjedhja e Gjonit erdhi pas riorganizimit të kësaj dege. Mësohet se në Kuvendin zgjedhor kanë marrë pjesë vetëm 39 delegatë, pjesa dërrmuese e tyre, jo anëtarë të PD-së.

Në përfundim të votimit, Andrea Gjoni ka marrë 27 vota përballë rivalit fiktiv të tij, K. Çetri. Sipas të njëjtave burime, Gjoni ka pasur mbështetjen e kreut të grupit të punës së PD për qarkun e Vlorës, ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbajtja e Kuvendit dhe “zgjedhja” e Gjonit në krye të degës së PD-së në Himarë janë konsideruar si të paligjshme nga shumica e anëtarësisë demokrate atje, pasi në të ashtuquajturin Kuvend të saj kanë marrë pjesë vetëm 39 delegatë nga 100 me të drejtë vote (pra, pa kuorumin e nevojshëm).

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky moment është një tjetër provokim që Partia Demokratike i bën Himarës, pavarësisht se himarjotët e kanë degdisur forcë të tretë politike. Ndonëse pavarësisht kësaj, PD vijon bashkëpunimin në prapaskenë me forcat politike të minoritetit MEGA dhe PBDNJ, duke u fshehur edhe pas protestave kundër prishjes së kioskave në Himarë.

Një ditë para se Andrea Gjoni të katapultohej në krye të PD-së, Himarën e ka vizituar eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous, e cila në një takim me strukturat e PBDNJ-së ka bërë thirrje antishqiptare. Burime të pakonfirmuara nga dega lokale, bëjnë të ditur gjithashtu se Theocharous ka zhvilluar një takim edhe me deputetin e PD-së, Flamur Noka. /shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?