PD: Neveri për propagandën me tritol të Edi Ramës

Partia Demokratike reagoi sot ndaj akuzave të Sekretarit të PS, Taulant Balla dhe ministres Elisa Spiropali lidhur me shpërthimin e tritolit në Laç.

“PD hedh poshtë me neveri shpifjen e Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit se pas shpërthimit me tritol të shtyllave të tensionit të lartë qëndron PD dhe opozita. Një shpifje e tillë tregon dëshpërimin e thellë të shefit të Taulantit dhe të Elisës, i cili e ka lidhur fatin me krimin dhe porositësit e tritolit. Nëse ai nuk ka dorë në këtë propagandë helmuese, Edi Rama, i cili ka kontroll të plotë mbi policinë, shërbimin sekret dhe prokurorinë, duhet të zbulojë pa vonesë ata që kanë urdhëruar dhe kanë vendosur tritolin në shtyllën e tensionit të lartë”,- thuhet në reagimin e PD.
Me tej, PD akuzon mazhorancën se nuk mund të përfaqsohet me politikan të një niveli si Balla dhe Spiropali. “PD dënon me forcë këto shpifje djallëzore të nivelit të Griseldës, që bëhen për të nxitur urrejtjen dhe për të rritur konfliktin në vend.  PD shpreh keqardhjen që PS ka ulur përfaqësimin e saj në nivelin e inteligjencës dhe ndershmërisë së Taulantit dhe Elisës. Ne e dimë se brenda PS ka personalitete që mund ta ndihmojnë partinë e tyre në këtë ditë të hallit ku ka rënë, duke kontribuar, njëkohësisht, në shkëputjen e lidhjeve të PS me krimin, e cila është bërë pengesë për të ardhmen europiane të vendit”,- deklaron PD.

Deklarata e Elisa Spiropalit në Twitter:

Swiss Digital Desktop Reklama

Balla: PD dhe LSI sulm kundër të ardhmes së Shqipërisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas shpërthimit të shtyllës së tensionit të lartë në Laç.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se aktet e dhunës janë të komanduara nga Basha dhe Berisha e synojnë të nxijnë fytyrën e Shqiperisë dhe gjithe shqiptareve.

Postimi i plotë i Ballës:

Aktet e dhunes te komanduara nga Basha dhe Berisha, sikurse rikthimi i sotem tek triotoli ndaj shtyllave te tensionit te larte, synojne te nxijne fytyren e Shqiperise dhe gjithe shqiptareve.

Sot jemi dëshmitarë që prej ditësh PD dhe LSI kanë ndërmarrë një sulm kundër të ardhmes së Shqipërisë. Sulmit më të furishëm kundër reformës në drejtësi dhe ëndrrës tonë Europiane. Nëse do te fitonte rruga e dhunes e zgjedhur nga Basha, e sigurt eshte se Shqipëria do te humbte.

Të gjitha maskat kane rene. Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh, ata qe shfarosen Gerdecin, tani duan të vijnë perseri në pushtet përmes forces, dhunës dhe sot edhe me tritol. Politikanet e vjeter, te frikesuar nga drejtesia e re qe po vjen, jane bere te gjithe bashke per te mbrojtur interesat e tyre personale, si gjithemone ne kurriz te shqiptareve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?