PD nxjerr videon: Tirana në shtetrrethim, po ndalohen qytetarët

Partia Demokratike akuzon policinë se nuk lejon qytetarët të lëvizin lirshëm. PD ka nxjerrë edhe videon ku duken masat e marra nga policia dhe kordonët e vendosur mes Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme.

Sipas PD, policia iu merr kartat e identitetit qytetarëve.

“Tirana ne shtetrrethim! Qytetarët nuk lejohen të lëvizin lirshëm në rrugët e kryeqytetit. Qindra forca policie mbajnë të rrethuar pedonalen mes Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme. Policia u merr kartat e identitetit qytetarëve që kërkojnë të kalojnë në këtë rrugë”, deklaron PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka angazhuar rreth 800 efektivë policie sot për protestën e lajmëruar nga opozita e bashkuar para parlamentit.

Swiss Digital Mobile Reklama
PD nxjerr videon: Tirana në shtetrrethim, po ndalohen qytetarët

Po kështu PD akuzon policinë se po pengon mediat të hyjnë në Parlament. “Qëllimi është të mos xhirohen nga afër deputetët e PS që po hyjnë në sallë një orë e gjysmë para seancës”, thotë PD.

PD: Policia pengon mediat të hyjnë parlament, ja arsyeja

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?