PD përshëndet opinionin e Venecias për Vettingun: Kushtetuesja të veprojë

Partia Demokratike përshëndet miratimin e shpejtë të Opinionit të Komisionit të Venecias për 4 pyetjet që i ka drejtuar Gjykata Kushtetuese për Vettingun.

Sipas opozitës, opinioni i Komisionit të Venecias përbën kontribut për shqyrtimin e shpejtë dhe objektiv të çështjes nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas demokratëve, Komisioni i Venecias konfirmon tërësisht qëndrimin e Partisë Demokratike, se; “procesi i kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Vetting) duhet të bëhet vetëm nga organet kushtetuese të rivlerësimit, dhe se çdo organ tjetër qeveritar duhet të veprojë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve kushtetuese të rivlerësimit (Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve dhe Kolegji i Apelimit)”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që të përfundojë sa më shpejt shqyrtimin e ligjit të Vettingut.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne nxisim Gjykatën Kushtetuese që të përfundojë në një kohë të shkurtër shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjit të Vettingut, sipas të gjithë çështjeve të ngritura në kërkesën e Partisë Demokratike. Komisioni i Venecias shprehet qartë në paragrafin 15, se nuk merr përsipër të analizojë përputhshmërinë ligjit me Kushtetutën dhe legjislacionin e brendshëm. Kjo detyrë i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të garantojë që ligji i Vettingut të jetë në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në reagim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?