PD: Prokuroria të nisë hetimet për Parkun e Butrintit
Partia Demokratike ka reaguar sot për cështjen e ndërtimit brenda Parkut Arkeologjik të Butrinit. Përmes një deklarate të deputetes Albana Vokshi, PD i bën thirrje qeverisë të ndërpresë menjëherë ndërtimet brenda parkut, si dhe kërkon nga prokuroria të nisë hetimet.
“PD i bën thirrje Qeverisë të ndalojë në mënyrë URGJENTE cdo lloj ndërtimi brenda Parkut Arkeologjik Kombëtar të Butrintit, deri në sqarimin e plotë të të gjitha pretendimeve të ngritura nga profesionistët e fushës, shoqatat dhe media.PD i bën thirrje Prokurorisë të kryejë hetime të thelluara në lidhje me këtë ndërtim i cili pretendohet që po shkatërron pjesë tëvlerës e të kulturës shqiptare.Ne kemi kërkuar dëgjesë urgjente me Ministren e Kulturës që do të mbahet nesër në orën 17 në komisionin parlamentar të medias dhe kulturës. Dhe do të bëjmë transparencë të plotë për këtë rast skandaloz. Deri atëherë, ne përsërisim kërkesën që qeveria të ndërpresë menjëherë punimet që po bën brenda Parkut Arkoelogjik të Butrinit, pjesë e trashëgimisë botërore kulturore”, tha Vokshi.
KOHA JONË SONDAZH

