FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD publikon foton e Artur Bushit të afishuar në kuesturën e Varezes

 

Artur Bushi, deputeti socialist i Fushë Krujës rezulton të ketë patur probleme me drejtësinë në Itali. Të paktën kështu pretendon opozita. PD publikoi sot një foto të tij, të afishuar në kuesturën e Varezes. Edi Paloka citoi edhe disa shkrime të mediave italiane. Një gazetë e datës 12 qershor 2010 shkruante rreth ndalimit të një bande që trafikonte drogë nga Holanda në Itali. “Arresohet Artur Bushi, i njohur me emrin “Turi”. Një bandë e vërtetë”, shkruan Varese Neës. PD e denoncoi përfshirjen e Artur Bushit në bandat e trafikut të drogës në Itali pak ditë më parë. Pavarësisht këtyre denoncimeve, kryeministri Rama vendosi ta kandidojë atë për bashkinë e Krujës dhe e shpalli kandidaturën e tij të premten.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?