PD publikon audio për vëllain e ministrit
Partia Demokratike ka dalë sot sërish në një deklaratë për mediat për të akuzuar Ministrin e Brendshëm, Famir Xhafaj për mos arrestimin e vëllait të tij, të dënuar në Itali.
Deputetët e PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salijanji publikuan një audio përgjim ku sipas PD ishte regjistruar vëllai i Fatmir Xhafës, Agron Xhafa, duke folur me një person për trafik droge.
“Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shfrytëzuar postin publik dhe pushtetin politik për t’i siguruar paprekshmëri nga ligji vëllait Agron Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e 2 muaj burg. Vëllai i ministrit vazhdon aktivitetin e trafikut të drofës”,-tha deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.
“Kjo që dëgjuam është e vërteta dhe realiteti. Agron Xhafaj është bos i drogës në Shqipëri, por i pa prekshëm përsa kohë është vëllai i Ministrit të Brendshëm. Fatmir Xhafaj është mbrojtja e Agron Xhafajt.
Fatmir Xhafaj i siguron vëllait trafikant droge mbështetjen e Policisë së Shtetit. Ky është realiteti i qeverisjes së Edi Ramës: Ministrat e tij të brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës. Pushteti i Edi Ramës e ka lidhur fatin e vet me atë të krimit të organizuar”,- tha deputeti i PD-së Ervin Salijanji.
KOHA JONË SONDAZH

