FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD ”pushton” kuvendin, Spiropali: Kur Perëndia t’i merr mendtë…

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, në një prononcim për mediat nga jashtë kuvendit, ka hedhur akuza të drejtëpërdrejta për PD, ku e ka cilësuar si vazhduese të avazit të bllokimit të punëve të kuvendit. Spiropali ka shtuar se PD-ja pa vizion pushton kuvendin, edhe pse PS-ja erdhi për të votuar komisionin për Reformën Zgjedhore, siç e kërkoi PD-ja

“Ai avaz ka mbaruar, palamenti ka rregulla të reja e të qarta. S’jemi këtu për të qarë hallin e PD qoftë edhe për problemet e rënda që ata kanë, jemi për të qarë hallin e Shqipërisë duke mos rënë në asnjë çast në batakun e sherrit. Ne erdhëm për të votuar komisionin e reformës zgjedhore siç e kërkuan, siç e donin, nuk na e dhanë këtë mundësi, mesa duket s’kanë ardhur me arsye serioze për të votuar këtë komision zgjedhor por për show. Na vjen keq s’jemi këtu për ta, por vetëm për t’u marrë me çështje thelbësore të Shqipërisë. I bëjmë thirrje PD-së t’i kthehet arsyes dhe i themi se si duket kur Perëndia ti merr mendtë, vetëm Perëndia mund të të bëjë derman”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?