PD: Rama ia dha hekurudhën e naftës Ballsh-Fier-Vlorë djalit të Valentina Leskajt

 

Partia Demokratike ka publikuar sot një tjetër aferë të kabinetit qeverisës, duke akuzuar kësisoj në mënyrë të drejtpërdrejtë Kryeministrin Rama.

Deputetja e kësja partie, Liliana Elmazi u shpreh se  Rama ka vendosur t’i japë mikut dhe donatorit të tij, djalit të Valentina Leskajt, një ekskluzivitet qeveritar, për 25 vite, hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çdo mall që do transportohet për 25 vite, çdo pasagjer që do udhëtojë për 25 vite në këtë linjë, do paguajë paratë tek biznesmeni Arian Leskaj, mik i vjetër i Bashkisë së Edi Ramës, djali i nënkryetares së Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky koncesion është bërë pa transparencë, pa garë, pa asnjë njoftim.

Kemi të bëjmë me një biznes miliona eurosh në vit, duke ditur se në hekurudhën Leskaj, do të transportohet nafta që prodhohet në ballsh, e cila shkon në Vlorë për t’u tregtuar më pas në Europë.

Me filozofinë pa tender, me fitues të paracaktuar, që janë gjithnjë miqtë e Edi Ramës po jepen çdo ditë ekskluzivitete për dekada të tëra.

Çdo ditë, pas çdo tenderi, pas çdo koncesioni, pas çdo pasurie kombëtare po shfaqet një mik i Edi Ramës, që ndan fitimet më të”, u shpreh ajo.

Sipas PD, Rama është sot Kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe sipas raportit të punës së OSBE pasuria e tij llogaritet mbi 200 milionë euro.

“Pasuri e cila po rritet çdo ditë, pasi fondet shpërndahen nga Edi Rama, i cili cakton xhepat se ku duhet të shkojnë paratë e shqiptarëve, duke i ndarë ato me miqtë dhe ndërtuesit e tij personal”vlerësoi ligjvënësja demokrate.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?