PD: Sahit Dollapi është rrëmbyer
Protestuesit dhe përfaqësuesit e PD-së, duket se nuk kanë ndërmend të largohen nga Drejtoria e Policisë deri në lirimin e Sahit Dollapit, sekretarit organizativ të PD, i cili u godit nga efektivët e forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe më pas u shoqërua.
“Nuk ka rëndësi se sa do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu, rëndësi ka që me urdhër politik janë dhunuar qytetarë dhe protestues, sekretari organizativ i PD. Ata do të marrin përgjigjen e merituar”, tha Gazment Bardhi.
Nga ana tjetër, ai tha se: “Ne kemi bërë protestë paqësore, policia është kthyer në organizatë kriminale. Ka rrëmbyer sekretarin organizativ të PD, gjatë protestës ai ka mbrojtur policinë. Ai është pika e kontaktit mes protestuesve dhe policisë dhe duhet të bashkëpunonte me të, por në vend që të bashkëpuninin me të e kanë dhunuar”.
KOHA JONË SONDAZH

