FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Të enjten, protestë para Kuvendit

Kuvendi do të mbidhet këtë të enjte dhe opozita do të jetë aty për të protestuar. Mbrëmë, PD-ja vendosi që të protestojë këtë të enjte para Kuvedit.

Kjo protestë vjen pas asajt të 16 marsit, ku mijëra shqiptarë rrethuan në shenjë simbolike Kryeministrinë. PD-ja nga ana tjetër ka folur për bllokim të jetës politike të vend, madje ish-deputeti Flamur Noka, në një intevistë televizive, u shpreh se Rama nuk do të jetë i qetë as në banesën e tij në Surrel.

Ka qenë pikërisht ora 23:00 e natës, kur në telefonat e demokratëve mbërrin mesazhi i shkurtër, por i qartë: “Të nderuar! Pas diskutimeve në Kolegjin e Kryetarëve u vendos që protesta e radhës të jetë të enjten, në datën 21 mars 2019, ora 9:30, përpara Parlamentit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrëmë Basha u takua me krerët e degëve, për të diskutuar vijimin e aksionit të opozitës, një ndër datat që u diskutua ishte edhe e shtuna e 23 marsit, ditë kur socialistët mbledhin Kongresin e partisë. Në përfundim u vendos që të lihej në fuqi vetëm vendimi për protestë para Parlamentit sa herë të ketë seancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?