PE, Schulz: Falënderoj Kryetarin Meta për rolin e tij në shërbim të stabilitetit e dialogut të brendshëm politik

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta u prit në Bruksel nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, me të cilin vlerësuan progres-raportin e fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Në këtë takim Meta shoqërohej edhe nga Ministrja për Integrimin Evropian,  Klajda Gjosha.

Nga ana e tij kryeparlamentari Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme dhe të pandalur të Parlamentit Evropian ndaj avancimit të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit, duke nënvizuar se kjo perspektivë i shërben paqes e stabilitetit rajonal, dhe veçanërisht sigurisë mbarë-evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Parlamentit Evropian, Schulz, pasi vlerësoi progresin e Shqipërisë në avancimin e saj drejt hapjes së bisedimeve me BE-në, e falënderoi Kryetarin Meta për rolin e tij në shërbim të stabilitetit e dialogut të brendshëm politik si dhe në interes të marrëdhënieve të mira në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë drejtim, Schulz theksoi se mungesa e bashkëpunimit politik dhe polarizimet e panevojshme në skenën e brendshme politike shqiptare, dëmtojnë integrimin e vendit.

Meta u shpreh se stabiliteti i vendeve të Ballkanit dhe integrimi i tyre në BE frymëzon ndryshime thelbësore politike e sociale në secilin vend, ndaj është e rëndësishme që perspektiva evropiane e tërë rajonit të jetë e qartë dhe e sigurt.

Në këtë kontekst, Meta theksoi se Kuvendi do vazhdojë të mbështesë fort e pa vonesa zbatimin e reformës kyçe në drejtësi, dhe shprehu mirënjohjen për mesazhet inkurajuese të Presidentit Schulz gjatë vizitës së tij të fundit në

Tiranë si dhe për kontributin e vyer të eurodeputetëve Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, të cilët kanë qenë instrumentalë në inkurajimin e konsensusit dhe dialogut politik në Shqipëri në mbështetje të reformës në drejtësi dhe ligjit të dekriminalizimit.

Në përfundim, Meta dhe Schulz biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian, duke vënë theksin në mbështetjen, që u duhet ofruar të rinjve shqiptarë në rritjen e kapaciteteve të tyre profesionale dhe në eksperiencën që mund të përfitojnë në institucionet e Parlamentit Evropian.

Kryetari Meta nënvizoi se Shqipëria “mbështetet në përkrahjen tuaj dhe të Parlamentit Evropian për të avancuar perspektivën evropiane të tërë Ballkanit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?