FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mjekët heronjë: prof. Altin Veshti, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi dhe ekipi i Kardiokirurgjisë i drejtuar nga prof. Arben Baboçi

Për herë të parë në Shqipëri në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është realizuar një operacion i vështirë në zemër, që konsiston në zëvendësimin e valvolës së aortës me hapje të kufizuar. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në facebook, ajo thotë se pas operacionit të suksesshëm, pacienti la me shëndet të plotë spitalin ditën e katërt.

“Pas shumë vitesh eksperiencë me kirurgjinë mini-invazive të defekteve të lindura në zemër, prof. Altin Veshti, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi dhe ekipi i Kardiokirurgjisë i drejtuar nga prof. Arben Baboçi.

Realizuan për herë të parë zëvendësimin e valvolës së aortës me hapje të kufizuar, mini-invazive, tek pacienti 67-vjeçar që vuante nga një problem serioz në zemër. Pacienti la spitalin në ditë e katërt pas ndërhyrjes dhe është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një duartrokitje ekipit të kardiokirurgjisë që realizojnë sot në QSUT kirurgjinë më të avancuar të valvolës së aortës, siç kryhet në qendrat e mëdha të kardiokirurgjisë në Evropë,”– shkruan Manastirliu, e cila poston edhe një foto të mjekut dhe pacientit 67-vjeçar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?