Përçahet Këshilli Bashkiak në Shkodër, dështon miratimi i paketës fiskale 2017

Dështon miratimi i paketës fiskale 2017 në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, një mbledhje ku nuk kanë munguar debatet.

Dy këshilltarë të PS, Gjovalin Ndoj dhe Renato Radoja, bashkuan votat me këshilltarët e djathtë, edhe pse pjesa tjetër e përfaqësuesve të PS dhe LSI bojkotuan mbledhjen. Por pavarësisht kësaj, nuk u arrit kuorumi i votave për të kaluar paketën fiskalë për vitin e ardhshëm. Shkak për largimin nga salla të këshilltarëve të majtë, pak para votimit, ka qenë një debat mes kreut të këshillit Xhemal Bushati që vjen nga radhët e PD dhe këshilltarit të FRD Fatlum Nurja, lidhur respektimin e minutazhit për të folur lidhur me çështjen.

Paketa fiskale mori vetëm 25 vota ndërsa duheshin minalisht 26 të tilla nga 51 këshilltarë që janë në total, duke bërë që ajo të kalojë për diskutim e miratim në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak.
/BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?