Përfaqësues të partive politike të Parlamentit Europian dhe rajonit përshëndesin punimet e Konventës e LSI

Punimet e Konventës Kombëtare të LSI-së i përshëndetën edhe përfaqësues të partive politike të rajonit si edhe Kryetar i grupit Socialdemokrat në Parlamentin Europian. Gianni Pittella, Kryetar i Grupit Socialdemokrat në Parlamentin Europian iu drejtua të pranishmëve në Konventë me një përshëndetje nëpërmjet një video-mesazhi. Pittella theksoi se do të mbështes perspektivën evropiane të Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim duke vlerësuan kontributin e LSI-së në qeverisje. “Të dashur shokë e shoqe! I dashur Ilir! Jam i lumtur që i drejtohem Konventës suaj, sepse ndjehem shumë afër Shqipërisë dhe familjes progresiste politike, pjesë të së cilës mund të më konsideroni edhe mua. Ju duhet të ndjeheni krenar që Shqipëria nën drejtimin e koalicionit progresist ka bërë progres të qëndrueshëm drejt çeljes së bisedimeve për anëtarësimin në BE. Unë do të insistoj pranë institucioneve evropiane për të theksuar nevojën e një kalendari për negociatat me Shqipërinë si mundësia më e mirë për të njohur përpjekjet tuaja. Suksesi i Shqipërisë do të jetë një sukses për tërë Bashkimin Europian sepse nevoja jonë për bashkëpunim rritet dita-ditës në drejtim të sigurisë dhe terrorizmit, në parandalimin e radikalizmit, në stabilizimin e Ballkanit, në menaxhimin e flukseve të refugjatëve që largohen prej luftës në Siri, – tha Pittella. Ai shtoi se “Suksesi i Shqipërisë është një sukses edhe për familjen tonë politike e cila është angazhuar në një reflektim të thellë për të rifreskuar mesazhin tonë pa vënë në pikëpyetje parimet tona; solidariteti, kapitali social, barazia sociale, sundimi i ligjit, mirëqeverisja, krijimi i vendeve cilësore të punës, rritja e qëndrueshme, një shoqëri gjithëpërfshirëse. Jemi duke kaluar momente jo të lehta për të qëndruar të palëkundur në idetë tona, por duhet të rikthehemi të bashkuar kundër populizmit. Urimet më të mira Lëvizjes Socialiste për Integrim për mbarëvajtjen e Konventës Kombëtare dhe për zgjedhjen e kryetarit të saj. I dashur Ilir, të dashur shokë dhe shoqe! Të konsideroj Ilir, mikun tim të vjetër. Ndaj, shpresoj dhe jam i bindur se miqësia jonë do të zgjasë përgjithmonë”,- theksoi Kryetari i Grupit Socialdemokrat në Parlamentin Europian, Gianni Pittella në fjalën e tij.

Edhe Tarzan Milošević, Drejtori Politik i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, i pranishëm në këtë aktivitet, mori fjalën duke vlerësuar Konventën e LSI-së si edhe duke shprehur falënderimin e tij për mbështetjen që z. Meta i dha Malit të Zi për anëtarësimin në NATO. “E falënderoj Kryetarin Meta në emër të Partisë Demokratike të Socialistëve për përkrahjen që i dha Malit të Zi në anëtarësimin në NATO. Jam i befasuar në këtë konventë që shikoj se sa të rinj marrin pjesë dhe shikoj që partia juaj do të ketë të ardhme”, – tha Milošević.

Ndërsa, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij të shkurtër përshëndetëse theksoi se LSI në rrugën e saj politike, jo vetëm që ka identitetin e saj, por është kthyer edhe në shpresë për suksesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. “Dëshiroj sot t’ju them se u binda se LSI-ja në rrugën e saj politike tani jo vetëm që ka identitetin e saj, argumentet dhe njerëzit e saj, por është kthyer edhe në shpresë për suksesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kolegëve të mi, që janë të shumtë sot, janë edhe aleanca e të rinjve, ju urojmë sukses në këtë Konventë dhe në rrugëtimin e mëtejshëm”, – tha z. Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfaqësuesi i SYRIZA-s, Yannis Karagiannis, njëkohësisht anëtari i parlamentit grek, shprehu besimin për një bashkëpunim të së majtës përballë sfidave në të cilat ndodhet rajoni, por edhe Evropa. “Në Greqi ne kemi një proverb që thotë: ‘Zoti dhe fqinji’. Për këtë arsye ne gjithmonë jemi përpara me fqinjët për të ecur dhe për të bashkëpunuar. Në rastin tonë, ky është vizioni jonë që ne kemi për bashkëpunimin me Shqipërinë”,- theksoi Karagiannis. Ndërsa, Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, i cili sapo ka marrë detyrën e re pas zgjedhjeve në shtetin fqinj, vlerësoi LSI-në dhe kryetarin e saj, z. Ilir Meta duke shprehur se duhet të vazhdojë bashkëpunimi i partive shqiptare në të mirë të shqiptarëve. “Zhvillimet demokratike për ne shqiptarët po ecin në kahun pozitiv. Dy vitet e fundit po shfrytëzojmë mundësitë t’i bashkëngjitemi familjes europiane, jo me vlera materiale, por me vlera etike dhe demokratike. Të shfrytëzojmë shansin, t’i bashkëngjisim shoqërinë tonë Europës. Të ruajmë aleancën për integrimin, ky të jetë synimi ynë i përbashkët. Edhe i shqiptarëve në Malin e Zi edhe të shqiptarëve kudo që ndodhen”, – tha Nënkryetari i Parlamentit të malit të Zi, Nimanbegu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?