FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

 

Ka përfunduar mbledhja e Këshilli të Sigurisë Kombëtare. Në selinë e Presidencës, janë thirrur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, për të diskutuar mbi masat që duhen marrë për t’u përballur me terrorizmin, që kanos sot më shumë se kurrë botën pas sulmeve të fundit në Francë.

Kjo mbledhjen është mbajtur, larg syrit të mediave. Të pranishëm kanë qenë, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministri, Edi Rama, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ai i Brendshëm, Sajmir Tahiri, kreu i SHISH-it, Visho Ajazi Lika si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Major Jeronim Bazo. Për herë të fundit, mbledhja e Këshillit të Sigurisë u mbajt pëër çështjen e terrorizmit më 17 janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mbledhje u vu theksi në nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve të sigurisë, ndërsa kryeministri Rama premtoi në atë kohë Qendrën Kombëtare të Sigurisë. Megjithëse autoritetet shqiptare thonë se nuk ka një kërcënim konkret për Shqipërinë, në rrugët e Tiranës vërehen masa të përforcuara sigurie.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?