“Perla” e Grida Dumës: Makiaveli është nga…

Deputetja e PD-së, Grida Duma në përpjekje për të cituar Nikolo Makiavelin në parlament ka bërë një gafë të pafalshme.

Duma e çon origjinën e Makiavelit nga Italia qendrore në Lindjen e Largët.

“Ashtu siç shumë kohë më parë Makiaveli, një mendje tjetër e ndritur e Lindjes së Largët dhe e strategjisë thoshte që: Fitimtari e fiton luftën shumë më parë se sa të zbresë në fushë-betejë, se në fushën e betejës luftën e kërkon ta fitojë vetëm humbësi”, tha Duma.

Swiss Digital Desktop Reklama

Makiaveli ka qenë politikan, filozof, poet e historian nga Firence, qytet i Italisë Qëndrore dhe jo Lindja e Largët siç tha deputetja Duma.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nikolo Makiaveli
Nikolo Makiaveli (1469-1527) ka qenë politikan, shkrimtar politik, historian, dramaturg, filozof dhe hartues traktatesh. Dy janë veprat që krijuan një mendim politik dhe që i dhanë famë: Princi dhe Ligjëratat. Tek jeta dhe vepra e tij ndihet qartë krenaria dhe realizmi se ai krijoi shkencën moderne politike.Jeta e Nikolo Makiavelit shpjegon më mirë se çdo gjë tjetër mendimin e tij. Ai lindi në Firence, në vitin 1469 dhe ndërroi jetë më 21 qershor 1527.

/Tema

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?