Përmbyset rezultati, partia e Gruevskit prin ndaj asaj të Zaevit

Bota sot shkruan në portalin e saj se :Në bazë të numërimeve të deritanishme të Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), VMRO-DPMNE, e Nikolla Gruevskit është duke prirë në rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni.

Sipas KSHZ-së, partia e Gruevskit, deri më tani ka arritur të mbledh 212.197 vota apo 40,85%

Në vendin e dytë në bazë të këtyre rezultateve është partia e Zoran Zaevit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas KSHZ-së, LSDM-ja e Zaevit, deri më tani ka 189.924 vota apo 36,57%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas rezultateve preliminare të KSHZ-së, BDI-ja e Ali Ahmetit prinë me vota nga partitë e shqiptarëve.

BDI-ja deri më tani ka arritur ti mbledh gjithsej 34.705 vota apo 6,68%.

 LSDM-ja e Zaevit shpall fitoren

Zëdhënësi i LSDM-së përmes një konference për shtyp shpalosi fitoren e koalicionit “Për Jetë në Maqedoni”. Ai tha se regjimi i Gruevskit sot mori fund.

“Regjimi i Gruevskit ra sot. Fitoi Maqedonia, fituan qytetarët. Jemi në pritje të rezultateve, por nga ato që kemi numëruar LSDM ka fituar bindshëm VMRO-në”, ka deklaruar Shilegov.

LSDM-ja e Zaevit përmbysë VMRO-DPMNE-në Gruevskit, te shqiptarët prinë  BDI-ja

Në bazë të numërimit të votave të deri tanishme, kanë filluar të sjellin ndryshime në zgjedhjet në Maqedoni.

Në bazë të rezultateve, tani po prin LSDM-ja e Zoran Zaevit, duke e lënë kështu mbrapa VMRO-DPMNE-në, e Nikolla Gruevskit.

Ndërkaq, deri më tani tek shqiptarët është duke prirë BDI-ja e Ali Ahmetit.

VMRO-DPMN po fiton te maqdonasit e Lëvizja Besa te shqiptarët

Vazhdon numërimi i votave në Maqedoni. Në rezultatet e fundit që sjellë KSHZ-ja nga numërimi i mbi 220 mijë votave, VMRO-DMPN-ja e Nikola Gruveskit vazhdon të kryesojë me me mbi 41 për qind, kurse LSDM-ja e Zoran Zaevit është e treta me pak më shumë se 36 për qind.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Besa është e treta me gati 8 për qind, derisa BDI-ja ka pësuar rënie me 6.85, pasi që me herët ishte me 7.11 për qind, shkruan lajmi.net

Më pas vijnë Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës dhe PDSH-ja e Menduh Thaçi.

VMRO-DPMN po fiton te maqdonasit e Lëvizja Besa te shqiptarët

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve në Maqedoni.

Sipas këtyre rezultateve, aktualisht prin VMRO-ja e Nikola Gruevskit me afërsisht 41 për qind, e ndjekur ngë LSDM-ja e Zoran Zaveit me 35.58 për qind.

Në vendin e tretë është Lëvizja Besa me 7.58 për qind e ndjekur nga BDI-ja e Ali Ahmetit me 7.11 për qind dhe Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës me 5.71 për qind.

PDSH-ja e Menduh Thaçi ka mbetur mbrapa, duke fituar aktualisht vetëm 3.60 për qind.

Image

Rezultatet e para

FOTO GALERI

KSHZ: Rezultatet e para do të ketë rreth mesnatës

KSHZ-ja do të shpallë rezultatet e para për votimin e sotëm rreth mesnatës njoftoi në një konferencë për shtyp kryetari i KSHZ-së, Alexander Cicakovski.

KSHZ-ja nuk ka njoftuar ende për numrin e votuesve që nga ora 19.00.

Cicakovski u referohet qytetarëve për të ndjekur rezultatet në faqen e internetit të KSHZ-së, ku ata do të publikohet rradhazi si ato që vijnë nga qendrat e votimit.

MPB: Zgjedhjet e tanishme ishin më të qeta se ato të mëparshmet

Ministria e punëve të brendshme ka dalë me një njoftim zyrtar rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të sotme.

Sipas, Jordan Lamanoskit, zgjedhjet kanë qenë të sigurta, me incidente të vogla. ”Krahasuar me zgjedhjet e mëhershme mund të them se zgjedhjet kaluan shumë më qetë. Janë ngritur disa padi penale për incidente më të vogla dhe janë thirrur në stacione policore disa persona për shkrim grafitesh dhe dëmtim pronash”, thotë Lamanoski.

Lamanoski bëri të ditur se policia ka intervenuar në disa raste edhe atë me kërkesë të KSHZ-së, kryesisht për fotografim të votës. Në disa raste, në MPB ka patur lajmërime për tentim të blerjes së votave dhe për transport të organizuar të votuesve.

‘LSDM-ja ka marrë më tepër vota se BDI-ja në disa vende shqiptare’

Disa parti politike kanë filluar me nxjerrjen e të dhënave të para jozyrtare për disa rajohen më të vogla.

Sipas Shtabit zgjedhor të LSDM-së, në disa vende shqiptare LSDM-ja ka më tepër vota se BDI-ja.

Bëhet fjalë për Tanushën, Brezën dhe Sopishtën, ku thuhet se LSDM-ja ka marrë më tepër vota se BDI-ja.

Gjithashtu, jozyrtarisht bëhet e ditur se LSDM-ja ka epërsi në Manastir dhe disa qytete tjera.

Garë e ashpër mes BDI-së dhe Besës për vend të parë

Rezultatet e para nga zgjedhjet e zhvilluara sot në Maqedoni tregojnë për një garë të ashpër ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lëvizjes Besa në mesin e partive shqiptare.

Të dhënat fillestare janë dëshpëruese për BDI’në, që udhëhiqet nga Ali Ahmeti.

Ndërkaq, në kampin maqedonas, LSDM, e udhëhequr nga Zoran Zaev, duket shumë mirë përballë VMRO-DPMNE’së, e udhëhequr nga Nikolla Gruevski.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?