FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përmendorja e Skënderbeut në qytetin arbëresh, Meta: Një mesazh kujtese për brezat e rinj!

Presidenti Ilir Meta, është takuar këtë të diel me komunitetin arbëresh në Contessa Entellina. Kreu i Shtetit shkruan në rrjetin social “Facebook”, se kjo vizitë përkoi me përfundimin e përmendores së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Postimi i Ilir Metës

Thellësisht i lumtur dhe krenar, që vizita ime në Bashkinë arbëreshe Contessa Entellina, përkoi me përfundimin e përmendores së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vepër e skulptorit Vincenzo Muratore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendosja e kësaj vepre në sheshin kryesor të qytetit, do jetë një thirrje e përhershme për të gjithë dhe një mesazh kujtese edhe për brezat e rinj, për të mos i harruar kurrë rrënjët dhe për të bërë gjithçka për ruajtjen e trashëgimisë tonë të vyer historike e kulturore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirënjohje Kryebashkiakut, Leonardo Spera dhe të gjithë komunitetit të dashur arbëresh të Contessa Entellina, që mbajnë gjallë figurën e Skënderbeut, simbolit të identitetit tonë kombëtar, mbrojtësin e vlerave dhe traditave të qytetërimit europian, që frymëzon në çdo kohë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera tradicionale me popullin dhe Italinë mike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?